VIDEO+EMRAT/ Sh*rri në klubin e natës në Palasë, identifikohen dy “protagonistët” e konfliktit, njëri me të shkuar kr*minale

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Raportohet se në këtë sherr janë përfshirë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së tyre.

Papushi rezulton se është një person aktiv në fushën e biznesit ku ka një pikë këmbimi valuator dhe një biznes automjetesh. Nga ana tjetër Valter Përshpalaj është person me precedentë penale dhe me “eksperiencë” sa i përket konflikteve. Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në një tjetër konflikt në vitin 2021.

Në atë kohë Valter Pershpalaj u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”. Gjithashtu mësohet se ai përveç se ka precedentë penalë në vendin tonë, Përshpalaj ka qenë problematik edhe në Itali. Ai rezulton se në vitin 2015, ka marrë pjesë dhe në një vjedhje vile.

Çfarë ndodhi në “Lollipop”?

Sherri në klubin e natës “Lollipop” nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.

Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.

Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.


Shtuar 19.07.2025 20:25

Tags: ,