Avokati zbulon detaje nga seanca për vrasjen e Renis Dobrës: Petrit Çakrri njohu Kristi Bushgjokën në burg

Këtë të shtunë, gjykata ka vendosur sot caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën, të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës.

Avokati Halil Zhuka, mbrojtja e Petrit Çakrrit, ka zbuluar për gazetarin Enver Doçi, detaje në lidhje me atë që ka noddhur në seancën me dyer të mbyllura.

Ai pretendon se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që lidh Çakrrin me krimin.

Sipas tij, organi i akuzës ka vetëm indicie të lidhura me lëvizjen e automjetit, madje edhe prej tyre pretendohet se Çakrri nuk është autor, por bashkëpunëtor në ngjarje.

“Kërkuam paligjshmëri të ndalimit dhe masa më të buta të sigurimit personal, pasi prokuroria nuk kishte asnjë provë të drejtpërdrejtë për implikimin në ngjarje, por vetëm indicie dhe lëvizje automjetesh që pretendojnë se zbardh ngjarjen.

I mbrojturi prej meje nuk është i përfshirë, edhe nga ana r prokurorisë është pranuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me Dobrën, por se mund të jetë bashkëpunëtor.

Ai ka deklaruar se nuk e njeh viktimën dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Ka shoqëruar një mikun e tij në Burrel, ka lëvizur natën e ngjarjes për në Tiranë dhe kaq. Akuza nuk ka asnjë prove direkte, ka vetëm incie për lëvizjen e automjeteve.

Me njërin prej vëllezërve Bushgjoka, Kristi ishte në burg. Vëllezërit e tjerë nuk i njeh”, tha ai.