Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhërin e fundit për ditën e sotme për kryebashkiakët para përfundimit të takimit.
Rama ka deklaruar se nga e hëna, asnjë bulmet apo produkt qumështi mos të shitet pa faturë.
Sipas tij, kjo është e patolerueshme nga pikëpamje të ligjit tatimor, por dhe shumë e rrezikshme.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë.
Nga java e ardhshme, do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë.
Është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura, që mund të shkaktojnë helmime që janë të evidentueshme.
Nga e hëna, nuk ka paralajmërime, por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë, në dyqane dhe tregje,” tha Rama.