Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur Lokalitet.
Bëhet me dije se në makinë ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të një familje, ku fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjetin dha pa pasur lëndime.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe vuri në rrezik jetën e personave qe ndodheshin në automjet, por edhe disa banesa që ndodheshin pranë rrugës, pasi flakët u përhapën për shkak të erërave.
Blutë njoftuan se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.