Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Mat/ 23-vjeçari Renis Dobra dyshohet se u mor peng pranë banesës dhe u…

Detaje të reja mësohen nga ngjarja rëndë në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas informacioneve, dyshohet se 23-vjeçari është marrë peng afër banesës dhe është mbytur gjatë rrugës.

Në Shkopet autori/autorët e kanë hedhur bashkë me makinën në liqen.

I riu ishte denoncuar i zhdukur në polici nga babai i tij mbrëmjen e djeshme.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 9.07.2025 10:18