Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin dhe se SPAK është në drejtim të paditur.
Postimi:
SPAK-u në drejtim të paditur?
Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin. Nuk e thonë kot: “Qesh mirë kush qesh i fundit.”Trafik votash në Fier. Rreth 1000 vota më tepër për Ceno Klosin.
Me qindra vota të tjera plus apo minus, si për kandidatët e majtë, ashtu edhe për ata të djathtë. Po kështu edhe në Tiranë. Prisni, do të shihni “xhevahire” edhe në Durrës, sapo të fillojë rinumërimi.
KAS thotë: janë gabime njerëzore.
Si nuk kanë turp! Janë edhe juristë… Qindra, mijëra vota të trafikuara dhe ata thonë “gabim njerëzor”? Skandal! Edhe vetëm një votë po të trafikohet, është tjetërsim vote dhe quhet krim elektoral, jo më me qindra e mijëra vota!
Po të ishte hapur Berati, ç’nuk do të shihnit! Sa vota më kanë hequr dhe sa të tjera janë trafikuar brenda vetë së majtës.
I vetmi i interesuar që të hapeshin kutitë e Beratit isha, sigurisht, unë – pavarësisht se mora 5222 vota zemre, që m’i dhanë në numërim sepse kam shumë më tepër.
Por nuk e bëra, sepse do të thonin që po sulmoja PD-në, ashtu siç më akuzuan për Bashkinë e Kuçovës, që ma grabitën me pak vota narkoshteti në KZAZ-n e krimit.
Ndërsa kandidatët e majtë nuk e ankimuan Beratin, sepse nuk i linte “Ramaduro”.
Ku është SPAK-u? Pse nuk vepron? Si guxojnë numëruesit të trafikojnë votat?!
Nëse do të zbatohej ligji, me qindra numërues do të përfundonin në burg.
Po të hetoheshin “treni bullgar”, qendrat e votimit dhe masakra elektorale, mijëra komisionerë do të përfundonin pas hekurave.
Pra: drejtësi nuk ka, demokraci nuk ka, votë të lirë nuk ka!
Kjo është masakra elektorale: fillon nga Ramaduro, shtrihet te qeveria, kalon te pushteti lokal, tek bandat, oligarkët dhe përfundon te komisionerët dhe numëruesit.
SPAK + KQZ + Ramaduro + Oligarkë + Banditë = Masakër Elektorale = Narkoshtet!
Shtatori: vendim, revolucion, qëndresë, qeveri teknike, lista të hapura, zgjedhje të lira!