Aksident në Fushë-Krujë/ Raportohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur (EMRI)

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë me pasojw vdekjen e njw personi si dhe tret w plagosur, ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Borizanës ku dy automjete tip “Mercedes”, janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik, ku një person ka humbur jetwn dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Viktima ka qenë pasagjere në një prej mjeteve ku mbetën të plagosur shoferi dhe një grua tjetër, të tre familjarë mes tyre.

Në makinën tjetër ishte në timon një grua.

“Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.


Shtuar 2.07.2025 12:34