SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, nën dyshimin për “mashtrim” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”. Kallëzim është bërë edhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.
Sipas MPB-së, nga janari deri në korrik të vitit 2026, e dyshuara e parë ka bërë 18 aplikime për kredi të shpejta konsumatore, duke përdorur të dhënat personale të disa personave pa dijeninë dhe miratimin e tyre. Pas aprovimit të kredive dhe transferimit të parave, mjetet janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga dy të dyshuarat.
Të lidhura
None found
Pesë të dyshuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, dyshohet se kanë lehtësuar realizimin e mashtrimit dhe disponimin e parave. Në këtë mënyrë, dy gratë kanë përfituar kundërligjshëm gjithsej 12.221.500 denarë, njofton MPB. /Telegrafi/






