Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.
Ocasio-Cortez, ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit është kontaktuar nga anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e familjarëve të tyre në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e saj, kongresmenja amerikane i drejtohet qeverisë shqiptare me një apel të qartë për uljen e tensioneve dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata e plotë:
“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.
I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”.






