Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.
Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.
“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.
Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.