Ditën e sotme vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesditës dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike, në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në Koplik dhe Kucovë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.