Zgjedhja e kreut të BKH-së/ 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka publikuar emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës, për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas SPAK, nga 13 kandidatë gjithsej kanë kaluar: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, të cilët do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.

Ndërkohë, janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes në mbështetje të nenit 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 34, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, në Rregulloren datë 06.01.2020, “Për procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së”, si dhe në njoftimin “Thirrje për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”, në mbledhjen datë 25.06.2025 shqyrtoi aplikimet dhe dokumentacionin e depozituar nga 13 (trembëdhjetë) aplikues për pozicionin Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurimit për kandidatët e mëposhtëm:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.


Shtuar 26.06.2025 14:58

Tags: , ,