Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre në gjendje kritike (VIDEO)

Paraditen e sotme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre të fëmijë që lëviznin me monopatinë.

Për pasojë, dy fëmijë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41-vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

 


Shtuar 25.06.2025 11:17