Shqipëria vazhdon të lëkundet, ja tërmetet e orës së fundit!

Mëngjesi i sotëm ka nisur me disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, të cilat janë ndjerë kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti më i fortë është regjistruar rreth orës 05:04 me një magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, dhe me epiqendër pranë zonës së Kamzës dhe Krujës. Thellësia e tij raportohet të ketë qenë 5 kilometra, transmeton Albeu.com.

Pas këtij tërmeti, janë regjistruar edhe disa pasgoditje me magnituda që variojnë nga 2.2 deri në 3.5, të gjitha brenda një periudhe prej më pak se një ore. Lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, por deri më tani nuk ka njoftime për dëme materiale.


Shtuar 24.06.2025 05:59