Dosja “5D”/ Gjykata dënon Eglantina Zeren, ja çfarë vendosi për të pandehurit e tjerë (EMRAT)

Gjykata e Posaçme, ka dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Zere në cilësinë e anëtares se komisionit te vlerësimit të ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes “5D”, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.


Shtuar 17.06.2025 13:32