Eliona Pitarka ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm teksa ka postuar në rrjete sociale portretin e bebit nr. 3, por pa zbuluar të gjitha detajet.
Tashmë Eliona është mama e dy vajzave, ndërsa gjatë gjithë shtatëzanisë së fundit, ndjekësit ka qenë tepër kuriozë për të mësuar gjininë e bebit. Por, ky detaj do të vijojë të mbetet ende një mister, shkruan Eliona krah videos së veçantë.
“Bebi erdhi… por misteri i vogël mbetet!
Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time?
Vajzë Apo Djalë?
Bëjeni parashikimin e fundit…”