Maqedonia e Veriut shkundet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Këtë të hënë 16 qershor 2025, Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit.

Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.

Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar./KlanKosova


Shtuar 16.06.2025 11:14