Policia e Fierit ka arrestuar vrasësin e Shkëlzen Kastratin, Albert Zaja. Mësohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna teksa është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.
Ndërkohë të përfshirë në këtë ngjarje janë dhe Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushe Kruje, Elson Xhecuka, 27 vjeç banues ne Kamez dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, banues ne Tirane.
40-vjeçarime origjinë nga Kukësi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij. Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku
Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit të këtij viti në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.
Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën./albeu.com