KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit

Këtë të hënë 9 Qershor 2025, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit.

Ky vendim, u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike në KAS.

Kështu, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve në qarkun e Fierit.

Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës.