Berisha denoncon me VIDEO blerjen e votave në Tiranë: Ja momenti kur shpërndahen paratë

Këtë të hënë, gjatë një deklarate për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me procesin zgjedhor, duke akuzuar qeverinë Rama për blerje masive votash dhe përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës.

Berisha publikoi një video që, sipas tij, tregon momentin e shpërndarjes së parave për vota në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh: “Narkoqeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me 76 milionë euro të shpërndara si ‘bonus pensionistësh’, që përbëjnë 48% të votuesve. As me 200 milionë euro të falura në gjoba dhe kamata, e as me firmosjen masive të lejeve të legalizimit e certifikatave të pronësisë. Përdorën makinat e shtetit, punësuan mijëra njerëz në mënyrë të përkohshme vetëm për të siguruar votën. Por kaluan edhe në blerje të drejtpërdrejtë të votës – me para në dorë”.

 


Shtuar 9.06.2025 12:30