Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht.
Ata akuzohen për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri- Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Gjithashtu, bëhet me dije se në pranga është vënë edhe një punonjës i shërbimit të sigurisë, pasi është konstatuar duke marrë para nga dy shqiptarë të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.
Dy shqiptarët e Kosovës, u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.