Shqipëria ka ruajtur ruajtur vendin e dytë në grupin K me 4 pikë gjithsej. Ekipi i Kombëtares pas ndeshjes së sotme me Serbinë mori vetëm një pikë, duke shkuar në totalin e 4 pikëve.
Ndërkohë Anglia ka forcuar pozitën e saj në vendin e parë, pasi ka arritur të mundë me rezultatin minimal 0-1 kundër Andorrës. Vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje, e katërta është Serbia me 1 pikë.
Ndërkohë, Andorra është e fundit në grup pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 3 ndeshjet e para. Nëse kjo do jetë renditja përfundimtare, Shqipëria arrin të kualifikohet në Botërorin e 2026-ës.