Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare në stadium për ekipin kuqezi

Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për pak mënjanë punët e tij dhe ka vendosur të udhëtojë për në Tiranë.

Ish-kapiteni i Kombëtares, një tifoz thuajse i përhershëm i ekipit kuqezi, nuk ka munguar as në këtë duel historik me Serbinë.

Tare u shfaq i shoqëruar nga djali i tij, të cilët të dy bashkë do të brohorasin për një fitore të Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, e cila do t’i ndihmonte shumë kuqezinjtë drejt ëndrrës “Botëror 2026”.


Shtuar 7.06.2025 21:20