Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë. Sfidë kjo që do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania”.

Edhe pse mungon dhe është lënë jashtë nga Sylvinho për këto sfida, Muja sërish është në mbështetje të ekipit.

Futbollisti i Kombëtares ka shkruar se kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e vendit tonë, teksa u ka uruar shumë fat kuqezinjve.

“Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat cuna. Me këmbë të mbarë”, ka shkruar futbollisti i Kombëtares.


Shtuar 7.06.2025 18:48