Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur sërish një vajzë që e pagëzuan me emrin, Mjalta.
Në një rrëfim në InstaStory, artistja tregon për ndryshimin që ka pësuar tani si nënë e dy fëmijëve.
E njëjta i ka dedikuar disa fjalë prekëse vajzës së madhe, pasi siç e elaboron i duket ta ketë lënë paksa anash.
“Kur lindi fëmija im i dytë, nuk e prisja që më të dhimbte kaq shumë…jo trupi, por zemra.
Sytë e fëmijës tim të parë u bënë më të mëdhenj, duart më të mëdha, por në sytë e mi, ajo është ende e vogël.
Është ende ajo që më bëri nënë për herë të parë. Dhe befas, më duhej të ndaja veten mes dy dashurive.
Nuk është xhelozia e saj që më lëndon…Është fakti që s’mund të jem më njësoj vetëm për të.
Më dhemb sa herë më pret. Sa herë më shikon pa folur.
Ajo nuk e thotë, por e ndjej. Dhe unë ndihem fajtore.
Por tani po kuptoj diçka;
Zemra ime nuk është ndarë. Zemra ime është zgjeruar.
Unë nuk të dua më pak, bijë. Unë thjesht po mësoj si të të dua ndryshe – tani ti je motra e madhe.
Por për mua…ti do të jesh gjithmonë bebushi im i parë.
Të dua shumë Aina”