Rike Roçi thotë se Ilnisa Agolli e ka bllokuar në rrjete sociale, por nuk e di arsyen

E ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, modelja Rike Roçi është vënë përballë fotografive të disa prej ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

Ish-konkurrentja e Big Brother kishte për të zgjedhur nëse do e griste, puthte apo injoronte foton e secilit pre tyre.

Ajo vendosi që të mos griste asnjë nga imazhet, por vetëm dërgoi puthje dhe bëri një ‘

Kur u pyet për Ilnisa Agollin, biondja theksoi se ishte takuar me të te Festivali i RTSh-së, por që më pas ia bëri bllok.

“Ilnisën e kam takuar te festivali i RTSH-së, erdhi më takoi dhe e takova. Bëri foto me mua dhe pas një muaji më kishte bërë bllok dhe po e injoroj foton e saj”, u shpreh ajo.

Ato kanë qenë së bashku pjesë e spektaklit Big Brother, në edicionin e tretë, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Duket se Ilnisa ka një hatër-mbetje me Riken, edhe pse nuk i di akoma arsyet.


Shtuar 27.05.2025 13:25

Tags: ,