Berisha flet me emra: Të eleminiohen kartelet në Shqipëri dhe krimi i organizuar, pjesë e kartelit të Troplinëve janë edhe …

Ditën e djeshme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi vizitën zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga 19 deri më 23 maj.

Sipas Ambasadës, gjatë vizitës së tij, z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, si dhe me zyrtarë të tjerë të ambasadës dhe drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, për të theksuar partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.

Lidhur me këtë mesazh të SHBA-ve, ka reaguar sot edhe kryedemokrati Sali Berisha, duke përshëndetur këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe.

Sipas liderit demokrat, kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

Reagimi i Berishës:

SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës.

Unë e përshëndes këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe.

Por theksoj gjithashtu se kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama.

E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit.

Por vetë operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit.

Autoritetet italiane prunë urdhër-arrestet me datën 19 shkurt.

Nga kjo, Irena me 5 mbiemra, delinkuente, e dënuar me burg në vendin fqinj dhe që mbahet si turpi i drejtësisë shqiptare në detyrë nga Edi Rama dhe KLGJ-ja e tij, mbajti dosjen 42 ditë.

Pas 42 ditësh, ajo firmosi, por Altin Troplini alias Dumani, e mbajti dosjen edhe 20 ditë të tjera, nga data 30 prill deri më datën 20 maj, sa bosi i kartelit, Elvis Doçi, iu dha koha e mjaftueshme për të përmbushur misionin, për të transferuar, për të fshehur të gjitha tonelatat e tij me kokainë dhe narko-euro dhe tani jeton i qetë.

Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.