Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi pas fitores së Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit, që i siguroi klubit titullin e katërt në histori të Serie A.
Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.
Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.
Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.
Ky ishte titulli i dytë në Serie A për Amir Rrahmanin, pas atij të fituar në sezonin 2022-23, dhe një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në mbrojtjen e Napolit.
Ndërkohë, për Napolin, ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, një sukses i rrallë që këtë herë mban edhe firmën e trajnerit Antonio Conte. /GazetaExpress/