Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi nga Shqipëria se po mendohet për një paketë tjetër për Ukrainën, ndërkohë që vuri theksin për sanksione të reja Rusisë e cila sic tha ajo nuk do paqe.
Në fakt kemi paketën dhe po mendojmë dhe për paketën tjetër. Kemi sanksionet që kemi vendosur për energjinë për Rusinë dhe një udhërrëfyes që kemi propozuar javën e kaluar. Bashkë me paketën e sanksioneve. Është tejet e rëndësishme t’i shkurtojmë financimet Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar se shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe.
Bisedimet në Turqi a jeni optimist?
Mendoj se është propozimi i shumë i mirë, tha Kalas në prag të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”.