Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë. Momenti i aksidentit është filmuar i gjithi nga dy të rinj, të cilët po udhëtonin pas mjetit që u përfshi në aksident.
“Y kape, opa në kanal më vdektë motra,”-dëgjohet teksa flasin të rinjtë në video.
Ata kanë ndaluar menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, pasi makina ka përfunduar në kanal, por fatmirësisht kësaj here nuk ka shkaktuar të lënduar apo viktima.