“Raporti i OSBE/ODIHR i rrëzon zgjedhjet dhe ngre shqetësime reale”, Tabaku: Ajo që ndodhi në Vorë është pasqyra e zgjedhjeve

Kandidatja për deputete e koalicionit PD-ASHM, Jorida Tabaku ka komentuar deklaratat e eurodeputetit gjerman, Michael Gahler. Ajo është shprehur se raporti paraprak i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet dhe ngre shqetësime të cilat janë reale.

E ftuar në Çim Peka Live, Tabaku ka komentuar edhe problemet e ndodhura në Vorë, ku sipas saj asnjë institucion ligjzbatues nuk ndërhyri, as policia dhe as SPAK.

Ajo tha më tej se është detyrë e OSBE-ODIHR, Parlamentit dhe Komisionit Europian, që në momentin që të cenohen zgjedhjet dhe rotacioni duhet të merren masa ndaj Shqipërisë.

“Këto janë zgjedhjet e para me të cilat Shqipëria përballet pasi janë hapur negociatat. Në momentin kur të hapen negociata dhe ti ke një grup kapitujsh të parë që duhet të plotësosh detyrimet, ku zgjedhjet janë gurëthemeli i parë, atëherë ose duhet të kesh vullnetin politik për të bërë zgjedhjet, dhe për të pasur avancim në procesin e integrimit, ose thuaj se unë do të mbetem përjetë këtu dhe për mua ka më shumë rëndësi pushteti se, sa çdo lloj procesi tjetër, edhe demokracia në vetvete.


Shtuar 12.05.2025 22:52