Qarku Lezhë/ Numërohen 91 kuti nga 245, kryeson Partia Socialiste

Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 91 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), ka siguruar 10.036 vota, që përbën 43.30% të totalit.

Partia Socialiste (PS), 10.486 vota, ose 45.24%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka marrë 1167 vota (5.40%), ndërsa Partia Socialdemokrate, ka siguruar 682 vota (2.94 %).

 


Shtuar 12.05.2025 12:37