Këngëtarja Elvana Gjata ka performuar këtë mbrëmje në nisje të takimit të fundit elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë.
Këngëtarja Elvana Gjata i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë Partinë Socialiste të dielën e 11 Majit.
Elvana Gjata tha se më datë 11 Maj duhet të votojmë për Shqipërinë europiane.
“Faleminderit shumë për këtë Shqipëri që na bën krenar dhe na bën që ta mbajmë sa më shumë dhe sa më lart emrin shqiptar.
E ardhmja është vetëm europiane. Më datë 11 të votojmë me krenari për Shqipërinë europiane.”-tha Elvana Gjata.