Pse Gjesti s’ka publikuar ende një këngë të re?! Ja si përgjigjet ish-banori

Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother”?

“Zhurmën vazhdon t’a bëjë fituesi edhe tani pasi ka mbaruar BBV”, tha Meridiani.

Ndërkohë, lidhur me daljet e rralla të Gjestit, Ramçaj u shpreh:

“Ai e bën shumë domethënëse dhe kjo është falë menaxhimit që ai ka, është shumë e thjeshtë të konsumohesh që në fillim, por ai duket që do rrijë gjatë në treg”.

Dhe i pyetur “si e komenton ai faktin që Gjesti ende nuk ka publikuar një këngë pas daljes nga “Big Brother VIP 4”? – Meridiani u përgjigj:

“Gjithmonë do të ketë një pikëpyetje lidhur tij, prandaj ai qëndron në heshtje, është një menaxhim i mirë dhe i kujdesshëm. I ka dhënë vëmendje koncerteve për momentin”.


Shtuar 8.05.2025 10:31