Pas lajmit që DASH është shprehur se lideri i PD, Sali Berisha, mund të vizitojë SHBA-në, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar drejtuesi politik i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.
Këlliçi thotë se lajmi ‘flet vetë’, duke lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane është një hap që do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri – SHBA, dhe se ai nuk mund të mbahet peng nga politikat e kaluara.
Reagimi i Këlliçit:
Lajmi flet vetë [????]
Vendimet politike të administratës së shkuar Biden, nuk mund të mbajnë peng marrëdhënien Shqipëri – Amerikë!
Të fala Sorosit [✌????]