Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti Begaj pret ambasadorin Lamberto Zannier, ja çfarë u bisedua

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm.

Presidenti i Republikës, u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit, vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.


Shtuar 6.05.2025 11:49