“Ai po shkruan një histori të re”, Bardhi: Berisha do jetë kryeministër pas 11 majit

Një deklaratë e drejtuesit politik të Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, duket se është rrëzuar nga dy demokratët, Gazmend Bardhi dhe Jozefina Topalli në studion e “Opinion” në Tv Klan.

Më herët Këlliçi është shprehur se nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet e 11 Majit, nuk do të jetë Berisha kryeministër pasi ai s’po kandidon për qeverisje, por për largim të Ramës nga “pushteti”, duke lënë të hapur mundësinë se brenda forcës politike do kishte zgjedhje të reja për kreun e qeverisë. Për këtë, Bardhi dhe Topalli shprehen kundër, se nëse fiton PD zgjedhjet, automatikisht Berisha bëhet kryeministër.

Çuçi ironizoi demokratët nëse ata komunikojnë me njëri-tjetrin para se të bëjnë deklarata të tilla në publik, por dyshja nuk i dha përgjigje përveçse sqaroi se Berisha do jetë kryeministër nëse fiton PD-ja.

Çuçi: Belindi tha se zoti Berisha nuk do të jetë kryeminstri i ardhshëm? A po kandidon zoti Berisha për kryeministër?

Bardhi: Së pari, këtë nuk e caktoj as unë as askush prej kolegëve tëmi. Kandidati ynë për kryeministër është kryetari i partisë, kryetari i aleancës dhe s’ka asnjë diskutim.

Çuçi: A komunikoni ju me njëri-tjetrin para se të dilni?

Bardhi: S’ka asnjë diskutim. Ai që fiton zgjedhjet është kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Topalli: Dhe zoti Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë pas 11 Majit, sepse në fakt ai po shkruan një histori të re. Po tregon ashtu siç e quante një ish-ambasador amerikan që është një fuqi e natyrës që pomobilizon energjinë, po jep vrull takimeve të jashtëzakonshme që po bëhen në Shqipëri.


Shtuar 5.05.2025 23:42