Gazetarja turke tall qeverinë shqiptare për dronët: Pse nuk u shesim dhe raketa? (FOTO LAJM)

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar një buxhet shtesë prej 8 milionë e 200 mijë eurosh për furnizimin e vendit me mjete ajrore luftarake pa pilot të prodhuara nga Turqia.

Ky vendim është komentuar nga gazetarja turke Sirin Payzin e cila me ironi thumbon qeverinë shqiptare.

Përmes postimeve në Tëitter, gazetarja ngre pyetjen ironike se:

Kundër kujt do t’i përdorin dronët shqiptarët?!

Gjithashtu gazetarja vijon ironinë edhe në një postim tjetër, ku ngre pyetjen retorike se “Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?” /albeu.com/

 


Shtuar 30.06.2021 08:33