Vrasja dhe varja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele të Kejsit me 65-vjeçarin! Çfarë zbuluan ekspertët e kriminalistikës

Emisioni “Stop” është kthyer në Korçë, aty ku në 14 Qershor 2018 iu mor jeta 18-vjeçarit Antonio Karafili në pyllin e Sodës.

“I thonë 7 vjet, 7 vjet. Shpirti im e di se sa kam vuajtur unë për atë fëmijë”, thotë pas 7 vitesh mamaja e të ndierit Antonio Karafili.

Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur prej vitesh nga emisioni “Stop”, megjithatë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht.

Në fund të Tetorit 2020, emisioni “Stop” për herë të parë rastin e servirur si vetëvarje e të riut. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spahillari 17 vjeç nga Korça. Ajo tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet.

Sipas ekspertëve shenjat ishin të qarta, por dy prokuroret e para, Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi, nuk donin t’i shihnin.

“Për mua Stop-i është një “student” shumë inteligjent dhe ekselent sepse me ato seri që ju keni pasqyruar këtë ngjarje keni arritur në një deduksion. Është një ngjarje shumë e rëndë që ka marrë vëmendjen edhe të sferës akademike.

Dua t’iu them një sekret, ky është semestri i dytë që ne e japim këtë si një rast studimor edhe para katër ditësh kjo i është dhënë si rast një grupi studentësh të kriminalistikës. Përgjigja e parë që kanë kthyer ka qenë ‘profesor kjo është vrasje’, tha eksperti Ervin Karamuço.

“Eksperti ligjor e ka për detyrë që të bazohet tek faktet dhe provat. Faktet dhe provat i kanë pasur në fashikull. Shmangien nga provat dhe faktet e deformon akt-ekspertimi mjeko ligjor. Provat dhe faktet janë ato që i vlejnë ekspertit në konkludim, janë ato që vendosin për vendosin dhe për faktin e hetimit të mëtejshëm. Faktet dhe provat flasin që nuk kemi të bëjmë me vetëvarje dhe kjo është klasike sepse nuk ka pasur mavijosje.

Nuk ka pasur infiltrime, nuk ka pasur as një shenjë që lidhet me asfiksinë. Sado që të përpiqet dikush që të devijojë provat, të devijojë faktet. Në këtë rast kemi devijim të provave dhe fakteve, tjetër gjë flasin provat, tjetër gjë flasin faktet. Ti mund të japësh mendime sa të duash, por një mendim i dhënë nga një institucion, kur ky vendim nuk është i bazuar mbi fakte dhe prova ndikon tepër negativisht për institucionin.

Aq më tepër që deri diku përfshihet institucioni në mbështetje apo në burim krimi. Detyra e institucionit është që të zbardhë krimin në kohë reale. Për shkencë thashë që nuk ka pasur nevojë shumë kanë qenë veprime aritmetike, nga ana profesionale mavijosja reflekton nga distanca. Atëherë as unë nuk e kuptoj e çfarë e ka detyruar Bledar Xhemalin që të dalë me disa vendime dhe të anashkalojë provat dhe faktet që janë pikërisht në dosje. Nuk e kuptoj dot”, tha një ekspert tjetër i sigurisë.

Ditën e ngjarjes të 14 Qershorit të 2018, ku pikërisht Kejsi ka marrë me makinën e saj nënën dhe vëllain e Antonios duke i drejtuar drejt pyllit të Voskopojës, ku më pas këta të fundit kanë gjetur 18-vjeçarin të varur në pishë.

Sipas burimeve që ka siguruar emisioni “Stop”, Kejsi Spaillari orë më parë ka njoftuar nënën e saj ku i ka thënë që Antonio Karafili është varur në pishë. Madje Kejsi i ka dërguar dhe një mesazh nënës së saj:

Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi se 18-vjeçari nuk mund të ishte varur edhe organi i akuzës dhe prokurorja Vasjana Postoli, zbardhi të vërtetën që krimi makabre ishte kryer nga Kejsi Spahillari dhe 65-vjeçari Rexhep Vathi, me të cilin Kejsi kishte krijuar lidhje paralele.

Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:

Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.

Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll, raportoi Stop.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spahillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spahillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spahillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spahillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spahillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spahillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spahillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!


Shtuar 1.05.2025 22:05