Kongresi i PPE/ Berisha mesazh nga Spanja: Rikthehem aty ku isha për herë të fundit (VIDEO)

Ditën e sotme, kreu demokrat Sali Berisha, ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha ka përcjellë mesazhin e parë nga toka iberike.

Berisha shton se rikthehet në Spanjë, aty ku ishte për herë të fundit në vitin 2013 si kryetar i PD dhe njëkohësisht kryeministër i vendit.

“Spanja, Madridi do ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në Kongreset e Partisë Popullore Europiane, pasi kisha dhënë dorëheqjen.

Sot rikthehem, po në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane”, shprehet Berisha.

 


Shtuar 29.04.2025 13:05