Sali Berisha, nga Kuçova ka ftuar sërish në debat publik Edi Ramën, për të dalë dhe prezantuar kandidatët.
Berisha tha se Rama nuk del dot sepse nuk ia mban. “Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon e çon atë buzë greminës, disfatës, humbjes së tij përfundimtare”, tha ai.
Berisha: Diçka është bërë se nuk mund të themi zero. Por edhe ata që janë bërë janë bërë me më pak se 9 herë që duhet të ishin. Kanë vjedhur 90% të taksave tuaja.
Ndaj edhe burreci dy metrash. I them burrec se e meriton kam ftuar… e ftoj edhe sot. Hajde takohemi këtu në Kuçovë, të japim llogari të dy.
Të shpjegojmë programin. Ti ke 12 vite që ke qeverisur, unë kam 12 vite që skam qenë në pushtet. Urdhëro! Tregoj qytetarëve çfarë ke bërë dhe çfarë do të bësh. S’del dot. Nuk ia mban. Flet me vete çdo mëngjes me veten, sy më sy.
Së dyti, ju e konstatoni, kalojnë nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalësh banale, të turpshme, sikur jo kryeministër, por mund ti vësh çdo epitet. Burrec dy metra i gjatë po i them.
Cfarë flet? Këneta, hardhuca, zhapik, çyrykë, autik, budalla. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në mënyrë meskine, të krijojë përçarje në familje, duke u thënë se burrat po të mos ishin ju, burrat do bëheshin me bisht.
Këto të gjitha fshehin një tmerrim të tij. Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon e çon atë buzë greminës, disfatës, humbjes së tij përfundimtare. Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar PD-në.