Shërbimet e Seksionit për Hetimit në DVKM dhe patrulla e Policisë Kufitare që patrullonin në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit , midis piramidave 43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.
Dy shtetasit që transportonin çantat kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit , ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.
Nga këqyrja e çantave , grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.