Pas rastit të Arlinda Zekajt, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që zyrtarët të cilët, sipas saj, nuk e mbrojtën, të mbajnë përgjegjësi.
Në një postim në Facebook, ajo ka kritikuar institucionet dhe ka theksuar se dorëheqjet e shkarkimet nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar dështimin në mbrojtjen e Arlindës. “SHTETI E LA NË DUART E VDEKJES”, ka shkruar Osmani.
Të lidhura
None found
Sipas saj, masat administrative nuk duhet të jenë i vetmi reagim. “Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, ka deklaruar ajo.
Osmani e ka mbyllur reagimin me thirrjen për drejtësi dhe llogaridhënie: “DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!”





