Transferimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ka shkaktuar debate brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Bledi Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt.
Të lidhura
None found
“Ku e ke letrën e transferimit”? – mësohet t’i jetë drejtuar Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.
Po ashtu mësohet se Çuçi ka kërkuar Toni Gogut, “të japë dorëheqjen” nëse letra e transferimit, e cila nuk iu vu në dispozicion as Veliajt dhe as avokatit të tij nuk disponohet.
Ndërkohë pas përfundimit të seancën plenare, Çuçi është pyetur nga gazetarët, por deputeti socialist ka refuzuar të përgjigjet.
“A i keni kërkuar dorëheqje zotit Gogu”?- pyetën gazetarët Bledi Çuçin.
“A ka pasur një përplasje mes teje dhe zotit Gogu”? Por, Çuçi u përgjigj duke thënë se, “ka gjëra më të rëndësishme sot për të adresuar”.







