Oltijon Kërnaja, trajneri i Flamurtarit, ka publikuar në WhatsApp një “story” me domethënie të veçantë dhe mjaft tronditëse.
Në pamje, ai shihet përpara mediave në kohën kur drejtonte Partizanin, i heshtur dhe me kokën ulur. Pamja pasqyron gjendjen e 17 herë kampionëve të Shqipërisë, të cilët renditen të fundit me 4 pikë pas 9 javësh. Me këtë ecuri, rreziku i rënies nga elita e futbollit shqiptar është serioz.
Të lidhura
None found
Kërnaja mori drejtimin e “Demave të Kuq” sezonin e kaluar, kur skuadra ishte në fund të renditjes, dhe arriti ta çonte deri në garën për “Final Four”. Më pas, megjithatë, u vendos që ai të largohej.





