Filmi më i ri horror i regjisorit Ryan Coogler, Sinners, ka hyrë në listën e 100 filmave horror më të mirë të të gjitha kohërave, duke u renditur në vendin e 100-të. Ky sukses vjen më pak se një javë pas debutimit të tij në kinema, ku arriti të tejkalojë filma të njohur si Insidious dhe The Black Phone.
Filmi ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe audienca, duke u vlerësuar me notën “A” në CinemaScore . Në fundjavën e parë të shfaqjes, Sinners grumbulloi 61 milionë dollarë në mbarë botën, duke u renditur në vendin e parë në box officeo.