Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk merr 7 vota, 3 prej tyre rivotohen të premten

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Asnjë prej 5 kandidatëve nuk ka arritur që të marrë 7 vota ose 3/5 e votave, për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH.

Si u votuan kandidatët?

Eni Vasili 5 Vota

Xhoi Jakaj 2 Vota

Engjëll Musai 2 Vota

Ermal Hoxha 1 Votë

Flamur Buçpapaj 1 Votë

Në total ishin 12 kandidatë në garë, ndërkohë që të premten në orën 10:00 Këshilli Drejtues i RTSH do të zhvillojë raundi tjetër, ku do të hidhen në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Anëtarët e Këshillit Drejtues

Kryetar Fatjon Hoxhalli

Nënkryetar Petrit Beci

Anëtar Enio Civici

Anëtar Pano Xhixho

Anëtar Alket Braho

Anëtar Zamira Kita

Anëtar Lorenc Vangjeli

Anëtar Bujar Kapexhiu

Anëtar Osman Mula

Anëtar Rajmonda Bulku

Anëtar Robert Budina


Shtuar 24.04.2025 11:53