Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.
Sipas informacioneve 38-vjeçarja me iniciale I. M. ka hapur llogari false në rrjete sociale me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. M., 38 vjeçe, pasi ka hapur llogari false në rrjete sociale, me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.