Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, fituesi i edicionit të katërt, Gjesti, ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. Në një postim të ndjerë në Instagram, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë nga publiku.
“Po dal prej ni eksperience që s’kom me e harru kurrë,”shkruan ai, duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar që jashtë shtëpisë do ta priste kaq shumë dashuri. Ai theksoi se ndihet i bekuar dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për mesazhet dhe përkrahjen.
Në përmbyllje të mesazhit, Gjesti shprehu dëshirën për t’u nisur drejt një kapitulli të ri në jetën e tij, duke premtuar se dashuria që ka marrë nuk do të harrohet.
Ky reagim vjen pas fitores së tij në një nga edicionet më të ndjekura të “BBVA”, ku Gjesti arriti të fitojë zemrat e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë euro.