Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj

Gazetari Ronaldo Sharka, i tregoi Gerta Gixharit, lajmin që përflitet se një projekt i mundshëm televiziv që do të bashkonte në ekran Gertën dhe Rozana Radin. Por vetë Gerta i ka hedhur poshtë këto zëra, duke u shprehur e habitur për lajmin.

“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë.”

Mesa duket, ideja për një dyshe Gerta–Rozana mbetet për momentin vetëm një spekulim, ndërsa vetë Gerta nuk konfirmon ndonjë projekt konkret në këtë drejtim.


Shtuar 20.04.2025 21:41

Tags: ,